Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
I gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur.
Në këtë treg mësohet se zhvillojnë aktivitetin rreth 70 tregtarë.
Nuk dihen ende shkaqet zjarrit, por policia dyshon se ai ka qenë i qëllimshëm.
Vatrat e zjarrit, i cili ka përfshirë të gjithë tregun vijojnë që të jenë sërish aktive dhe deri tani kanë shkrumbuar thuajse gjithçka.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrin për t’u ruajtur nga rreziku i shpërthimit të bombolave të gazit që ndodhen brenda tregut.
a.çupaj