Prej disa kohesh, në Facebook dhe internet qarkullojne faqe nën emra politikanesh shqiptare. Nje e tille,me emrin Ertv perpiqet si shume te tjera te marre dicka nga fama e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Teksa mijëra përdorues të rrjetit kanë besuar se pas saj fshihet Kryeministri, duket se gjithçka ka qenë është një ‘alarm fals’.
Kjo kuptohet kryesisht nga sondazhi i hapur në këtë faqe, ku pyetet në emër të Edi Ramës: A duhen ndryshime në qeveri?
Një pyetje kjo që vetëm Rama nuk do ta shtronte për publikun. Të paktën, jo në këtë formë…