Marrë nga Vizion Plus
Java e fundit e dhjetorit duket se nuk do te sjelle nje atmosfere shume festive ne shtëpinë e Partisë Socialiste. Edhe pse “Pema e Krishtlindjeve” e qeverise është e mbushur me te gjithë aksesoret zbukures, disa prej tyre duket se nuk i pëlqejnë me ose thene me ndryshe, nuk qëndrojnë ne harmoni te plote me idenë fillestare te arkitektit te saj, Edi Rames.
Pritet qe te hënën socialistet te mbledhin Kryesine dhe vetëm pak dite me pas Asamblenë Kombëtare. Puna e çdo dikasteri do te jete kryefjala e këtyre dy takimeve, ku te gjitha gjasat jane qe kabineti qeveritar te riformatohet. Por, ende mbeten mister emrat qe do te largohen dhe ata qe do te afrohen.
Ngjarjet e fundit, duke nisur qe nga protestat per teatrin, ato te Unazës se Re e deri tek revolta e studenteve, por edhe shume akuza te ndryshme te ardhura nga ana e opozitës, kane bere qe Edi Rama te kuptoj, qe duhen ndryshime ne qeverinë e tij, vetëm pak me shume se një vit qe nga betimi i saj.
Burimet pranë mazhorances bëjnë të ditur se rendi, mbrojtja dhe diplomacia nuk do te preken. Por të tjerët janë në pikëpyetje, sidomos ata ministra mbi të cilët kohët e fundit kanë rënë bataretë e sulmeve të opozitës, studentëve dhe kritikëve.
Edhe pse zëra te shumte kane qarkulluar lidhur me këto ndryshme, askush nga Partia Socialiste, zyrtarisht nuk përgjigjet. Elisa Spiropali, e cila mban postin e Zedheneses se Kryesisë se Partisë Socialiste, nuk pranon të japin detaje të këtyre takimeve të pritshme.
Per gjithçka pritet te ndodh ne partine me te madhe ne vend, do duhet te pritet fillimi dhe fundi i javës që vjen. Fund i cili ndoshta do te jete i hidhur per disa dhe nje dhurate e bukur per fundvitin, per disa te tjerë.
/a.r