Një episod i shëmtuar ndodhi gjatë përballjes Utrecht-Ajax, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Eredivisie.
Ndeshja në fakt u ndërpre për disa minuta, për shkak të sulmeve nga ana e tifozëve vendas, të cilët kanë lëshuar gjithçka në drejtim të portierit kamerunas të Ajax, Andre Onana.
Nga shkallët e stadiumit nisi një rrebesh i vërtetë me gota plastike, shishe, por edhe kapsolla që shpërthyen pranë këmbëve të portierit, duke e detyruar këtë të fundit, që pas rezistencës së gjatë, të zhvendosej për t’u larguar nga zona e rrezikut.
Për këtë motiv, arbitri ndërpreu ndeshjen, që më pas rifilloi dhe u fitua me rezultatin 3-1 pikërisht nga Ajax, si një hakmarrje ndaj sulmit të tifozëve të Utrecht.
/telesport/a.r