Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me efektiven e plagosur me kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së re, Ina Nuka.
Në këtë takim ka marrë pjesë dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ku kanë pyetur Inën për gjendjen e saj shëndetësore.
Po ashtu gjatë takimit Rama bëri të ditur dhe një vendim që do të marrë qeveria për të mbështetur financiarisht efektiven e plagosur që ajo të rehabilitohet sa më parë.
“Do bëjmë dhe një vendim për të të dhënë një mbështetje financiare dhe morale, dhe të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë dhe të kesh mundësinë që të rehabilitimin e plotë.
Do fillosh pak nga pak punën, për një detyrë të lehtë në fillim dhe më pas me detyra të tjera”, tha Rama. Më tej Rama shtoi se ishte vet presidenti Erdogan që është kujdesur për rastin e Ina Nukut.
ERTV Live?: Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit?#KrenarëpërInën?
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 23. Dezember 2018