Cunami nuk i ndahet Indonezisë dhe këtë herë ka shkaktuar dëme vërtetë të tmerrshme. Të paktën 168 persona kanë vdekur dhe 745 janë plagosur si pasojë e një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Indonezi tha se qindra ndërtesa dhe makina janë shkatërruar si pasojë e cunamit të fuqishëm.
Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të frikës nga një cunam tjetër, raporton BBC.
Mendohet se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë njerëz rezultojnë të zhdukur.
Dyshohet se shkak i cunamit ka qenë rrëshqitja e tokës në det pas shpërthimit të vullkanit ‘Anak Krakatoa’.Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.