Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke i cili është arratisur 4 ditë më parë nga ambientet e paraburgimit.
Mësohet se ishte arrestuar në 27 nëntor si pjesë e një bandë që tentuan të grabisnin një dyqan në Greqi. Gjatë grabitjes ai mbeti i plagosur dhe pas kurimit disa ditor u dërgua në qelitë e paraburgimit në Menidhi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 të së martës, në një rajon policie në Menidhi.
Në paraburgim ai së bashku me një grek prenë hekurat e qelisë me një sharrë në mënyrë që të realizonin planin për tu arratisur. Greku u kap disa orë pas arratisjes ndërsa kapja e 37-vjeçarit shqiptar u bë e mundur sot në zonën e Hajdharit.