5 predha të ndryshkura janë gjetur këtë të shtunë në mbremje ne Lalm Kodër, në afërsi të fshatit Prush. Ato ishin të mbuluara nga disa shkurre dhe dyshohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Momentalisht 5 predhat po ruhen nga shërbimet e policisë dhe pritet t’i çmontojnë forcat xheniere./a.meta