Hueyda El Saied është një nga vajzat më të dashura për publikun shqiptar dhe për të cilën kemi gjithnjë shumë mall për shkak se prej vitesh jeton në Francë. Herën e fundit që dha një intervistë në “Thumb” ajo u shpreh se ishte në proces divorci me babain e djalit të saj , Gabrielit dhe se po niste një etapë të re të jetës.
Por duket se në jetën e saj ka hyrë një person i ri. Pak më parë ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaq krah një mashkulli të panjohur. Të dy shfaqen duke pushuar në plazh të shtrirë krah njëri-tjetrit dhe balerina e njohur e ka bashkangjitur këtë foto me një zemër. Identiteti i këtij mashkulli nuk dihet ama nga fotoja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. /a.meta