Tre shqiptarë në Angli, të cilët përmes 80 udhëtimeve ilegale me aeroplan në Belgjikë, Greqi dhe Shqipëri transportuan 7 milionë sterlina që vinin me burime nga aktiviteti i paligjshëm. Sipas mediave lokale angleze, të cilat citojnë autoritetet britanike theksojnë se ky grup kryesohej nga dy vëllezërit shqiptarë Gjelosh dhe Jak Kolicaj.
Agjencia Kombëtare e Krimit të Organizuar (NCA) pas hetimeve intensive zbuloi se tre shqiptarët kishin ndërmarrë 80 udhëtime ilegale duke transportuar para Cash përgjatë dy viteve, saktësisht nga Nëntori 2016-Janar 2018.
Sipas mediave angleze, dy vëllezërit Gjelosh Kolicaj dhe Jak Kolicaj, transportoni korrierët e parave deri në aeroport, ndërsa prisnin deri sa të përfundonin procedurat e Check-in. Ky grup kishte rekrutuar shumë korrierë nga Rumania, të cilët pasi futeshin në grupin në fjalë merrnin detyrat për të transportuar paratë nga Anglia në Shqipëri, Belgjikë dhe në Greqi.
Sasia e parave fshihej nga ky grup në valixhe me shtresa të dyfishta si strategji për t’i shpëtuar identifikimit të tyre gjatë transportit. Zyrtarë të NCA-së thanë për mediat angleze se të dënuarit kishin kryer disa udhëtime nga Anglia në drejtim të Shqipërisë duke sjellë shuma të mëdha financiare./a.meta