Sergio Ramos ka folur për thashethemet e fundi që lidhin Jose Mourinhon me një kthim në postin e trajneri pas pesë vjetëve.
Bordi i Real Madridit e mbështet fuqishëm Santiago Solarin, dhe nuk e ka ndërmend ta emërojë Mourinhon trajner të klubit, transmeton Gazeta Express.
“Unë nuk jam askush të caktoj se kush duhet të jetë trajner i Realit”, ka thënë Ramos.
“Ne jemi pa Mourinhon tash e pesë vite dhe ju ende flisni për të. Ne kemi mundësinë për ta fituar titullin dhe po bisedojmë për Mourinhon”.“Një kapiten nuk i vendos trajnerët”. (b.an)