Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përdorimit të fjalëve të rëndë në Kuvend. Në një reagim në mediat sociale Basha tha se kërkon ndjesë qytetarëve për fjalorin e përdorur, duke shtuar se kjo erdhi pasi atij iu përmend vajza.
“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”, shkruan Basha në Twitter.
Deklarata në Kuvend e Bashës për të cilën kërkoi ndjesë
Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve.
a.meta