Policia ka hapur dyert për studentët me rezultate të larta. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një statusi në Twitter, konfirmon se ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj
Sipas ligjit të ri, të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit
“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj. Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë. Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, shprehet Lleshaj në rrjetin social.
Ligji i miratuar krijon 775 vende të lira në Polici, nga të cilat 315 vende vakante për pozicionin nënkomisar si dhe 360 vende të lira për funksione të veçanta në Policinë e Shtetit.
Javanews/a.çupaj