Kryeministri Rama e quan vazhdimisht doktoreshë Mona, pasi kryetarja e LSI rezulton me doktoraturë, që sipas Taulant Mukës e ka plagjiaturë
Por kryetarja e LSI, pas ironive të vazhdueshme të Ramës, pati një mesazh për Ramën, tashmë në rolin e doktoreshës
“Një kryeministër që drogohet është peng i spacatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb por ai është peng i madhit cfarë i shesin. Në veting duhet të shtojmë dhe kartelën shëndetsore. Prej 20 vitesh i fshihet kartela mjekësore.
I them mos pi mall se të bën keq për astmën, ia thotë doktoresha këtu.
Ai ka problem përballjen me vetveten.
Sepse për 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, por merr vesh vetëm nga psikopatia si ti dhunojë njerëzit e vet dhe ti fusë në vorbullën e vet”, tha Kryemadhi
Javanews/a.çupaj