Një prift i Kishës Katolike që kishte më shumë se 2000 foto dhe video pornografike fëmijësh në kompjuterin dhe telefonin e tij është dënuar me 25 vite burg. Thomas Faucher, një prift i mirënjohur në Dioqezën Katolike Romake të Boise të SHBA-së, nuk do ketë të drejtën e lirimit me kusht.
Faucher, 73 vjeç, u deklarua fajtor për pesë krime, pasi hetuesit zbuluan mijëra imazhe shqetësuese dhe mesazhe rrëmbimi dhe vrasjeje të djemve të rinj.
Ai u deklarua fajtor për akuzat e shpërndarjes së materialit seksualisht shfrytëzues, akuza për posedim të materialeve seksualisht shfrytëzuese dhe një akuzë për posedimin e drogës.
Faucher e quajti veten ‘një qenush të sëmurë’ ndërsa ai kërkoi falje në sallën e gjyqit para dënimit të tij të enjten.
“Kam qenë një qenush me të vërtetë i sëmurë. E prisha këtë herë. Ndiej shumë keqardhje dhe zemërim”, tha ai.
Faucher u përpoq të binde gjykatën që ai nuk duhej të dënohej me burg në mënyrë që të ndihmojë të tjerët dhe të japë leksione për pornografinë e keqe të fëmijëve”, duke shtuar se shumë njerëz mund të përfitojnë nëse ai nuk është pas hekurave.
“Askush nuk mund të përfitojë nëse unë jam në burg”, shtoi ai.
a.çupaj