Në moshën 23-vjeçare, me 5 medalje ari olimpike, rekord botëror në 200 metra shpinë dhe fituese dy herë e FINA Swimmer of the Year Awards, Missy Franklin po tërhiqet.
Në një letër për ESPN, Franklin njoftoi tërheqjen e saj, për shkak të dhimbjes kronike të shpatullave, me të cilën po lufton prej dy vitesh.
Në Olimpiadën Verore 2012 në Londër, Franklin në moshën 17-vjeçare hyri në garë duke fituar katër medalje ari dhe rrëmbeu zemrat e amerikanëve me aftësinë e saj të jashtëzakonshme.
“Ky nuk është fundi,”-shkroi ajo. “Përkundrazi, unë kam zgjedhur ta shoh si një fillim i ri. Noti ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pjesë e madhe e jetës simë. Dhe unë absolutisht kam në plan të qëndroj e përfshirë në atë që e konsideroj sporti më i mirë në botë, por në një mënyrë tjetër.”
Notarja ka fituar 27 medalje në garat ndërkombëtare, 16 prej të cilave janë medalje ari, që përfshin Olimpiadën, Kampionatin Botëror, Kampionatin Botëror të shkurtër dhe kampionatin Pan Pacific.
a.çupaj