Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Alfred Progonati, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alfred Progonati prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
/a.rada