Protesta e studentëve sot është zhvendosur para parlamentit.
Ndërkohë që sot zhvillohet seanca plenare ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për buxhetin, studentët do të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, Këtyre kërkesave i është bashkuar edhe ajo për rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.
Pas grumbullimit nëpër Fakultete, ata kanë njoftuar se në orën 10:00 do të marshojnë për në Parlament.
Ora 09:20 Mobilizohet edhe PD
Ndërkohë edhe PD është mobilizuar për t’iu bashkuar protestës. Sipas kryetarit të PD Fier, Luan Baçi nga ky qytet janë nisur rreth 1000 protestues. Nisja është bërë nga pika të ndryshme të qytetit si dhe nga njësi administrative. Sipas Baçit një pjesë protestuesish janë nisur me mjetet e tyre private.
“Bojkotimi i mësimit, mbledhjet koordinuese në fakultete do të jenë të përditshme. Dita e nesërme, kur Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, është vendimtare. Aty do të jenë strukur të gjithë përgjegjësit e katastrofës universitare, të sotmit dhe të djeshmit“, shkruan në FB Lëvizja për Universitetin.
Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit.
Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët.
a.çupaj