Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po mburret se armës më të re ushtarake të vendit të tij, nuk i afrohet asnjë armë e ndonjë vendi tjetër. Gjatë një takimi me ushtarakët e lartë në Moskë, presidenti rus theksoi se raketa e re “Kinzhal” është disa herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit.
“Kinzhal është një armë me rreze të mesme, 2 mijë kilometra, por e veçantë që nuk njeh paralelë në botë. Kinzhal është armë supersonike, 10 herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit. Askush, ende nuk e ka këtë armë. Ne e kemi. Nuk bie ndesh me traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme. Ku është shkelja këtu? Sistemi është i vendosur në avionët MIG-31, por jo në tokë.”
Presidenti Putin duket se sugjeroi se armatimi i ri është reagimi rus ndaj tërheqjes së planifikuar amerikane nga taktati i vitit 1987. Ai përsëri hodhi poshtë deklaratën e Uashingtonit se Rusia e kishte shkelur paktin, duke fajësuar Uashingtonin për shkeljen e paktit./VOA