Dhimbja e kokës është një gjendje e pakëndshme të cilën e përjeton çdo i rritur së paku një herë. Mund të ketë arsye të ndryshme: shtypja e gjakut, dehidratimi, trauma, ekspozim i gjatë në të ftohtë.
Kohë pas kohë është normale që të keni dhimbje koke, mirëpo nëse është bërë pjesë e pandashme e jetës, atëherë është një gjendje serioze e cila duhet trajtuar.
Më poshtë u sjellim disa ushqime që ndihmojnë në largimin e dhimbjes së kokës:
Çokolata e zezë- përmban sasi të lartë magneziumi, që ndikon në relaksimin e trurit dhe përmirëson gjumin, përcjell KosovaPress,
Karota dhe patatet- përmbajnë beta karotinë dhe lëndë të tjera ushqyese,
Uji- shumë njerëz nuk pinë mjaftueshëm ujë, dehidratimi është një nga arsyet kryesore të kokëdhimbjes.
Po ashtu duhet të përfshini portokallin, perimet e gjelbra dhe orizin, përgatiti Koha. (b.an)