George Soros është njeriu i vitit për Financial Times. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja ekonomike britanike. Zgjedhja e njeriut të vitit, shpjegon Ft, zakonisht bëhet vetëm në bazë të objektivave të arritura. Në rastin e Soros, kemi zgjedhur edhe për vlerat që ai përfaqëson’
Në moshën 88-vjeçare miliarderi me origjinë hungareze përshkruhet si ‘flamurtari i demokracisë liberale dhe i një shoqërie të hapur’. Një burrë që e ka përdorur filantropinë e tij ‘për të luftuar autoritarizmin, racizmin dhe intolerancën’.
Në fokus shpesh herë nga qeveria e Viktor Orban dhe në qendër të teorive komplotistë në të dyja anët e Atlantikut, që e akuzojnë se ka mbështetur migracionin e paligjshëm nëpërmjet aksioneve të tij humanitare, Soros, një donator i madh për demokratët amerikan, është në listën e zezë edhe nga presidenti Donald Trump, që e akuzon atë për financimin e protestave kundër konfirmimit të Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme./a.meta