Çdo femër ëndërron të ketë mashkullin perfekt pranë vetes me qëllim që në të ardhmen të krijojë një familje. Por mes karaktereve dhe personaliteteve të ndryshëm ka disa që duhen shmangur patjetër. Ja kush janë ata:
1. I dhunshmi
Zakonisht nuk kuptohen menjëherë, por është mirë ta nuhasni nëse ka një karakter të dhunshëm në mënyrë që ta evitoni këtë lloj mashkulli që në fillim. Në fillim të një lidhje dinë të kontrollohen, por më pas nxjerrin karakterin e tyre të vërtetë.
2. Hiperaktivi
Ai është një mashkull tërheqës i cili i pëlqen gjithmonë të gjithëve, jeta e tij është dinamike. Një tip i cili i pëlqen të jetoj jetën. Ky tip nuk mund të përshtatet me asnjë vajzë që dëshiron të ketë një mardhënie të qetë dhe të njëtrajtshme.
3. Narcisi
Njëherë e një kohe do të dukej e çuditshme dhe pak ndryshe, por sot meshkujt jo vetëm që shqetësohen për pamjen e tyre, por kujdesen për bukurinë ashtu siç bëjnë dhe femrat. Narcistët janë ata që e ekzagjerojnë, që kalojnë orë të tëra para pasqyrës, që në mëngjes për t’u bërë gati, vonohen më shumë se femrat. Me këto lloj meshkuj rrezikoni të ndiheni në siklet, sepse çdo gjë duhet të jetë e bukur.
4. Djali i mamit
Për një arsye ose një tjetër ka nga ata meshkuj të rritur që edhe pse e kanë takuar femrën e tyre të jetës, nuk arrijnë të largohen nga mamaja. Mund të ndodhë të shkoni në pushime me të dhe me mamanë e tij, ndaj është më mirë ti evitoni këta tipa. /revistawho.com/a.meta