Prapa dokumenteve të falsifikuara të Dunwell Albania, qëndron Edi Rama.
Kështu u shpreh pasditen e së mërkurës kreu i Partisë Demokratike teksa ishte i pranishëm në protestën e “Astirit”.
“Ndryshimi i planit urbanistik konsiston në ndryshimin e rrjedhës së lumit Lana, me qëllim që të prishen banesat e qytetarëve dhe të shpëtojë Edmond Bego.
Ai ka në plan të ndërtojë 30 mijë metra katrorë apartamente.
Janë të përfshirë Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Edi Rama, Taulant Balla dhe kompania fantazëm” – tha Basha.
Sipas tij, shteti po funksionon me trafikantët e drogë, oligarkët dhe kupolën e Rilindjes.
/a.rada