Qeveria ka një plan konkret për të mbështetur 8 kërkesat e studentëve, që sot janë në ditën e 16-të të protestës.
Draftin e ‘Paktit për Universtitetin’, që qeveria ka si përgjigje për të zgjidhur jo vetëm 8 pikat, por edhe për të shëruar plagët në arsimin e lartë shqiptar e ka bere publik vete kryeministri Rama ne twitter.
Për çdo pikë ka edhe afate, duke plotësuar kërkesat e studentëve, që Rama i ka cilësuar të drejta dhe të duan zgjidhje me dialog. Pakti do të hidhet për diskutim në universitetet e vendit.
Postimi i plote:
Ja linku ku mund të merrni pjesë në distancë në Dialogun për Universitetin. Do të gjeni draftin e punës së deritanishme me 8 PIKAT dhe mund të kontribuoni për përmirësimin e tij. Faleminderit paraprakisht edhe për çdo opinion a sugjerim përtej 8 PIKAVE https://www.shqiperiaqeduam.al/kuvendimi
a.çupaj