Mbetjet e ushqimeve në frigorifer zakonisht zgjasin deri në katër ditë nëse mbahen në mënyrën e duhur dhe në temperaturën e duhur.
Shumica e njerëzve mendojnë se duke mbështjellë ushqimin me letër metalike është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të ruajtur ushqimin. Megjithatë, në këtë mënyrë vini shëndetin tuaj në rrezik.
Njerëzit kanë nevojë për ajër për të jetuar, bakteret kanë nevojë për ajër për tu shumuar. Disa baktere si Staph dhe Bacillus që shkaktojnë sëmundje ushqimore, prodhojnë toksina që nuk janë shkatërruar nga temperaturat e larta të gatimit.
Kur një vakt i nxehtë është lënë jashtë në temperaturë dhome për më shumë se dy orë, bakteret rriten me shpejtësi. Përdorimi i fletës së aluminit për të mbuluar ushqimin paraqet të njëjtin rrezik, pasi nuk i izolon ato plotësisht nga ajri.
Kur ajri është i pranishëm, ai i lejon bakteret të rriten më shpejt, kështu që duhet të merrni enët e duhura për t’i paketuar ato dhe të shpëtoni veten nga ndonjë sëmundje.
/a.r