Një student ka shpërthyer në takimin me Ramën në Vlorë duke shprehur pakënaqësi për situatën ku ndodhet vendi.
Nëse ai (Berisha) na vriste në bulevard, ju po na vrisni shpresën, iu drejtua studenti Ramës
“Ai tjetri të vriste në bulevard, ju po na vrisni shpresën. Mos na flisni politikisht këtu, duam zgjidhje konkrete. Vijnë studentët këtu dhe i quani komunistë. Me vjen rende nga vetja qe jam ne Shqiperi. Dua te iki nga Shqiperia. Me mire te pastrosh tualetin jashte dhe t’i japesh taksat atij qe te sherben. Ne paguajme, por nuk marrim sherbime. Beni dicka konrete mo vella. Jemi lodhur nga kjo situate. Nje FRESH-sit me mori karten e studentit per te me anetaresuar tek ai portali. Nuk durohet me mo vlla. Duhet ndryshuar dicka“, tha studenti
Kryeministri pranoi se shumë gjera nuk shkojne mire, por ka permiresime krahasur me 5 vite me pare
“Nuk i thashe komunist askujt. Jam dakord me ty qe shume gjera nuk shkojne. Por vendi nuk eshte njesoj sic ishte para 5 vjetesh. Vlora nuk eshte njesoj sic ishte“, tha Rama
Rama i tha studentit “Ti mua me merr te keqen duke me krahasur me te tjeret, po te ishin te tjeret ti sot do haje nje plumb ne lule te ballit”
Javanews/a.çupaj