Nga Ledi Shamku/
Krejt të pabesueshëm, përvecse krejt të parashikueshëm e të paditur! Keni urth për shkencën, o opozitarë?! Vërtet?!
E ka fajin ligji ë?! Kqyre kqyre!
Domethënë ligji e ka fajin që në vendin tonë, timin dhe tuajin, titujt shkencorë janë bërë t’ia hedhësh qenit e të sheh shtrembër ë?
Po mirë, a t’ju ndërmend veç një fakt?
Kur dhe kush e shpalli vendimin se po të mbrosh masterin të shtohet rroga me 100 mijë lekë dhe po të mbrosh doktoraturën me 200 mijë e më?!
Ishte dhe para jush kjo shtesë rroge, por ishte vetëm (siç edhe ka sens) për personelin e Institucioneve Shkencore dhe Profesoratin Universitar.
Dhe kështu është në gjithë botën.
Këndej nga jam unë, doktoraturës i futen vetëm ata që duan të bëjnë karrierë akademike.
Dhe doktoratura mbetet vlerë e njëmendtë shkencore!
Juve ç’bëtë kur ishit të pushtetshëm dhe marshalla me oreks?
I vutë doktoraturës një çmim, një të ardhur prej 200 mijë lekë në muaj, të cilat “doktori” i merr paçka se ka doktoruar bie fjala për Pulari dhe punon në Zyrën e Gjendjes Civile (apo hajt, ju shihnit pula edhe te civilët thuaj!).
I dhatë asaj një çmim dhe i vodhët një vlerë!
E varrosët doktoraturën shqiptare dhe me të krejt kërkimin shkencor!
E bëtë treg, morët vesh?
TREG për dreqin privat dhe të birin publik!
”Hajt edhe nji se u mush!” – ja sistemi shkencor që “sistemuat” për të “sistemuar” sistematikët tuaj!
Nuk e dij kur do ta marrë veten, po injoranca juaj mban era kotec, sa herë i hapni “lesën” e ju dalin belbëzime për Dijen!
Me kete e te tjera motive edhe me te padrejta, u perhap kendej nga ne kjo epidemia e titujve dhe gradave, moj zonje e nderuar!
Doktaraturen shqiptare tani ata te mjeret qe e kane me merite, bejne mire ta lene se i ben nje me Hodo leckamanin (paçka se me Prada e me Maybach).
Ketu Doktoratat jane bere si qoskat mbi Lane dikur…