Nënshkrimi me Cristiano Ronaldon e ka kthyer Juventusin në një kandidat të fortë për të triumfuar në Champions League.
Një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga një trajner me përvojë si Jurgen Klopp. Gjermani i pankinës së Liverpool pranoi se “The Reds” është e gëzuar që shmangu bardhezinjtë në raundin e 1/8-ave.
“Për të qenë 100% i ndershëm, për atë raund, kanë qenë vetëm dy klube që nuk i doja përballë, Borussia Dortmund dhe Juventus. Me ish-skuadrën time nuk dua të takohem që në raundet e para të kompeticionit. Dhe Juventusi sepse për mua ata janë favoritët e turneut. Ata janë kaq të përjetuar. Për shkak të grupmoshës që ata janë, duket pak si shansi i fundit. Do të jetë me të vërtetë e vështirë të mposhtim Juven këtë vit.
“E gjitha pjesa tjetër nuk kisha asnjë problem dhe tani është Bayerni. Kjo është mirë për përkrahësit tanë që unë do të thosha. Është një qytet ku kemi luajtur në “Audi Cup”. Nuk jam i sigurt nëse ka pasur shumë tifoz të kuq, por këtë herë duhet të shkojnë atje. Është me të vërtetë bukur. Është një klub i madh.
“Kjo është një sfidë e madhe për ne. Gjëja më e mirë është që më shumë se dy vjet më parë, nëse përballeshit me Bayern Munichun, mund të mendonit “ëoë, nuk kemi shanse”, por tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe ne e kemi një shans. E dimë se është e vështirë. Ata e dinë se është e vështirë, kështu që duhet të jetë dy lojëra të mëdha, 100%”.-deklaroi Klopp.
Në shortin e hedhur ditën e djeshme në Nyon të Zvicrës, goglat caktuan përballë njëra-tjetrës Liverpool dhe Bayern Munich, duel i vlefshëm për raundin e 1/8-ave.
a.çupaj