Studentët e kanë shpalluar politikën “non grata” politikën në protestë, por Monika Krymadhi deklaroi sonte publikisht se opozita është brenda protestës.
Sot studentët patën një mesazh specifik për Bashën dhe Kryemadhin, duke ua bërë të qartë të që të mos guxojnë të marrin pjesë në protestë, por kryetarja e LSI tha sonte në news 24 se opozita është brenda protestës
“Nuk jemi jashtë mos u shqetësoni, jemi brenda protestës së studentëve edhe pse nesër do rikthehemi në Kuvend. Gëzohem shumë për protestat kundër Ramës. Jam me studentët dhe do mbroj edhe banorët e Unazës së Re. A jemi fajtorë për ligjin e lartë? Po jemi! Por kemi reflektuar. Kjo sigurisht qe ka kosto”, deklaroi Kryemadhi
Kryemadhi tha se studentët kanë kërkuar praninë e saj në protestë, ndersa pranoi publikisht edhe infiltrimin e PD-LSI
“Studentët e kanë kërkuar praninë time që ditën e dytë por ne nuk donim ta politizonim sepse do thoshin partitë politike duan të përdorin kauzën e studentëve për të përfituar politikisht. Është krijuar ky mentalitet në opinion publik. Për hir të së vërtetës kanë edhe të drejtë. Suporti ynë ka qenë teknik, ata djem e vajza duhet të ushqehen. Dhe janë ndihmuar dhe nga PD dhe nga PDIU dhe nga ne”, deklaroi Kryemadhi
Sipas Kryemadhit, Rama donte të kapte protestën
“Sot studentët në rrugë janë përveç për mosfunksionimin e universiteteve edhe për kushtet e vështira, tarifa. Sot këta studentë janë shumë më të varfër se ç’ishin para një viti.
Rama donte ta kapte protestën e studentëve dhe ta kthente në një lloj bashkëbisedimi për të. Në momentin që studentët që nuk pranuan dhe thirrjet jopolitikë ishin shumë të qarta”, tha Kryemadhi
Javanews/a.çupaj