Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar letrën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, si dhe ka shprehur gatishmërinë për unifikimin e qëndrimit për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës shprehet se “letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. SHBA, që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”.
Po ashtu Haradinaj thekson se “si kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.
/a.rada