Donald Trump vijon të artikulojë me forcë prej disa ditësh. Nuk ka dakortësi për Buxhetin nëse Kongresi nuk zhbllokon pesë miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Sot ndërkohë ai shfaqet me tone më të zbutura.
‘’Kemi mënyra të tjera për të arritur në vlerën e 5 miliardë dollarëve’’, deklaroi për ‘’Fox News’’ Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, duke u treguar e paqartë rreth mënyrave të përdorura për të arritur këtë gjë.
Në fund, ne nuk duam të mbyllim administratat federale, ne kërkojmë të mbyllim kufirin’’, shtoi ajo.
Nëse të zgjedhurit republikanë dhe demokratë të Kongresit nuk arrijnë një marrëveshje deri të premten në mesnatë, një pjesë e administratave federale do të paralizohen në mungesë të fondeve për të funksionuar.
/a.rada