Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion të Bashkisë Finiq në Sarandë.
Nuk dihet ende identiteti i tij por dyshohet se ky person ka disa ditë nën ujë.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u pa nga kalimtarët.
Ata njoftuan policinë, dhe më pas u nxorr trupi nga uji. Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r