Publikohet drafti i Kodit Zgjedhor i paraqitur sot ne Kuvend nga PS. Sipas drafit, Kodi i ri Zgjedhor do të fusë identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik, për herë të parë në votimet shqiptare, por, sipas dokumentit, këtë do ta vendosë KQZ-ja pas testimit të teknologjisë që do të përdoret.
Për herë të parë do të mundësohet edhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe sipas draftit, Votat e diasporës i bashkohen qarkut Tiranë. “Emigrantëve ju shkon fleta e votimit në shtëpi me postë”-thotë drafti, duke saktësuar se ata duhet të kenë deklaruar adresën e banimit.
Po sipas këtij drafti, partive dhe institucioneve u ndalohet reklama në media 3 muaj para zgjedhjeve. Shumica kërkon votim këtë javë për këtë draft, ndërsa PD-ja e ka kundërshtuar./a.meta