Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka propozuar Kuvendit rrëzimin e kandidaturës që Presidenti Ilir Meta propozoi për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Komisioni i Ekonomisë rrëzoi kandidaturën e perzgjedhur nga presidenti Meta
Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe deklaroi se Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në fushën e audit financiar dhe se emërimi do të rrezikonte vijim normal të krijimit të organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
“Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në auditimet financiare.Vitore Tusha është e angazhuar ne organet e reja të drejtësisë”, është shprehur ai.
Vitore Tusha është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun, kjo pasi dje u shkarkua përfundimisht kryetari Bashkim Dedja.
a.çupaj