Rruga nacionale Berat-Fier nuk i shpëton fenomenit të amortizimit si dhjetëra akse të tjera në vend. Edhe pse një ndër segmentet më të dëmtuara në Qarkun e Beratit, kjo rrugë u shërben banorëve dhe fermerëve të zonës më të zhvilluar për prodhimin e kulturave bujqësore. Banorët thonë se që prej kohës së ndërtimit në periudhën e komunizmit, askush nuk ka investuar më në këtë rrugë. Banorët e zonës bëjnë thirrje për ndihmë dhe luten që fjala e tyre të mos shkojë në vesh të shurdhër, si deri më sot.TCH/a.meta