Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e raportit për Shqipërinë i vlerësimit të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit i Këshillit të Europës.
Në një takim kryetarin e komitetit të Moneval në ambjentet e Kryeministrisë Rama ka vënë në dukje rezultatet pozitive të vendit ndër vite.
“Kemi mundësitë të kemi mes nesh shefin e Moneval, që vjen në Shqipëri si shef i pastrimit të parave, për të prezantuar raportin më të fundit të vlerësimit të vendit tonë, të publikuar nga ky komunitet i Moneval.
Për të gjithë ata që na ndjekin Moneval është trupa e shqyrtimit në luftën kundër financimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit dhe detyra.
Është një punë voluminoze një proces kompleks, por është shumë e vështirë të theksohet por kryetari do ta thotë edhe vetë. Ajo që ne na intereson janë rekomandimet përkatëse për vendin tonë.
Thenes Zlav do të japë me detaje rekomandimet, ndërkohë që konsumohen lloj lloj teorish konspirative. Është folur për pastrime parash, me copa letre të shitura si shkrime ekskluzive, që duke u krahasuar me vendet e rajonit apo edhe BE-së, na vendos në një pozicion mjaftueshëm të mirë dhe krenar për punën që kemi bërë”, u shpreh Rama.
a.çupaj