Sërish debate në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku janë shprehur pakënaqësi te pjesëmarrja e ministrave në Komisionet parlamentare. Ka qenë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili ngriti shqetësimin për sjelljen e ministrave duke deklaruar se e personalizojnë debatin.
“Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies. Vijnë në komision dhe debatohet kundërshtohet. E personalizojnë debatin, ju ngel hatri. Bëjnë komente pa lidhje. Ne jemi aty si ekspertë të fushës”, tha Ndreu.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe i ka dhënë të drejtë Ndreut ku ironizon edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
“Pjerini ka te drejte, por jo dhe shumë. Megjithatë, të isha unë nuk i miratoja pa koordinim”, tha Rama.
Më pas, shefi i qeverisë iu drejtua ministrave me fjalët “Shkoni në komisione si Mona në dasmë”. /a.meta