Astir/Lulzim Basha nuk i ndahet Ramës, kemi të bëjmë me vjedhje
Nuk i ndahet Ramës, kryetari i opozitës. Këtë herë Lulzim Basha e bëri nga protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re. Kreu i PD tha se ajo që po bëhet me Unazën e Re me banesat e tyre pa leje është një krim shtetëror, ku kryeministri Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt.
“Pra kemi të bëjmë me një krim shtetëror ku janë përfshirë nga i pari tek i fundit. I vetmi njeri që koordinon një vjedhje të tillë, është Edi Rama. Rama është i përfshirë drejt përdrejt në këtë aferë.Rama ka kapur edhe prokurorinë, e cila ka 6 javë që hesht. I ka mbushur burgjet me qytetarë dhe nuk ka arrestuar asnjë qytetar.
Banorët janë bashkuar dhe falë këtij bashkimi kjo e vërtetë ka dalë në shesh.Unë dua të përgëzoj banorët që i kanë bërë një shërbim familjes së tyre, por edhe Shqipërisë.
Nuk ka njeri që nuk e kupton që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje të përmasave të mëdha ku janë të përfshirë krerët e qeverisë.
Këtë që bëjnë tek unaza e bëjnë kudo”, tha Basha.