Fillimi i javës do jetë plot me rreshje. Madje, në Ditën e hënë në të gjithë vendin pritet shtim i intensitetit të reshjeve në të gjithë hapësirën.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në shumicën e qarqeve reshjet do të arrijnë deri në mesatare, ndërkohë në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të arrijnë lokalisht deri intensive.
Po ashtu, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Në Veri dhe Lindje të vendit, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, sipas IGjEUM, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës. Ndërkohë, të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 12 °C
në vendet e ulëta: 4 / 8 °C
në vendet malore: -4 / 5 °C