Drejtori i ri sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora, foli para sfidës me Skënderbeun, për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh: “Kemi pasur gjithnjë vonesa në të shkuarën, kur isha pjesë e Luftëtarit, por këtë radhë kanë dalë në dritë dhe janë zmadhuar më shumë sesa duhet.
Kam qenë i pranishëm në mbledhjen e fundit dhe lojtarëve u është kujtuar që javën e ardhshme do të likuidohen financiarisht.
Mund të them atë që na kanë thënë ne aksionerët: brenda javës së ardhshme do të zgjidhjen problemet financiare dhe duhen marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e radhës.
Kanë pasur vetëm trajnerin ku të mbështeten, kjo është mangësia e madhe e Luftëtarit në pjesën e parë të sezonit, sepse ka munguar mbështetja e klubit.
Tensioni psikologjik ka bërë që lojtarët të marrin edhe shumë kartonë, duke munguar në ndeshje të rëndësishme. Nuk ka asnjë problem, nuk di të ketë ndonjë gjyq apo probleme mes tyre. Thjesht njëri aksioner ka shitur aksionet e tij dhe puna vijon normalisht”, u shpreh Nora. (Panorama)