105-vjeçari që..
Hidekichi Miyazaki është bërë në moshën 105-vjeçare personi më i vjetër që merr pjesë në një garë shpejtësie. Japonezi e mbylli garën e 100 metrave për veteranë me kohën 42”22, duke dalë i fundit.
Edhe pse një arritje e madhe, Miyazaki nuk ishte edhe aq i lumtur në përfundim të garës: “Nuk jam i kënaqur me kohën time. Kisha si qëllim ta përfundoja brenda 35 sekondave”.
“Ndërkohë që po vrapoja, nisa të qaja sepse e kuptova që isha ngadalë. Ndoshta po plakem edhe unë”, shtoi 105-vjeçari.
https://www.youtube.com/watch?v=4c2QuonkMtU