Ndeshja e fundit në kampionat e Lacios ndaj Sampdorias, nuk ka rezultuar mjaft pozitive për gardianin shqiptar Thomas Strakosha i cili pësoi një gol në minutën e 99.
Legjenda e Lacios, ish-portieri Mikelanxhelo Sulfaro ka folur për mediat italiane në lidhje me performancën e Strakoshës, duke e kritikuar për takimin e fundit, por është i bindur se 2 persona mund ta ndihmojnë atë.
“Strakosha është portieri shumë i ri, por të dielën me Sampdorian ai gaboi. Nëse do të kishte qëndruar në portë, nuk do të kishte pësuar atë gol në sekondat e fundit. Roli i portierit është shumë delikat duke qenë se një gabim mund të mbahet mend nga të gjithë, megjithëse ai e ka bërë shumë mirë rolin e tij deri më tani.
Ka pasur shumë ndeshje që ka luajtur mirë dhe na ka dhënë pikë për meritën e tij, por edhe ndeshje ku ka bërë më pak. Bardhekaltërit kanë një nga trajnerët më të mirë të portierëve në qarkullim, që është Adalberto Grixhoni, e për më tepër, portieri shqiptar mund të marrë këshilla edhe nga Anxhelo Peruzi”, u shpreh Sulfaro, përgatiti Tema.