Një dyqan celularësh është grabitur rreth orës 18:15 në Vlorë, nga tre persona. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 2” pranë pallatit të Aleksandrisë, ndërsa një nga grabitësit është arrestuar. Mësohet se dy bashkëpunëtorët e tjerë janë shpallur në kërkim.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Pavarësia 2″ pranë pallatit tëAleksandrisë, në një dyqan celularësh janë futur 3 persona të cilët kanë marrë disa aparatë telefonikë celularë. Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren. Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./a.meta