Ka nisur protesta te Unaza e Re. Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Protesta te Unaza e Re shënon ditën e 41 ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Ata kërkojnë edhe rrëzimin e projektit.
“Duan të na përçajnë me oferta”, u tha nga megafoni i protestës.
Në protestë, u kërkua edhe lirimi i Daniel Dobrajt dhe Dorjan Protoduarit, të cilët janë ende në qeli, që pas protestës të dhunshme, të zhvilluar para Kuvendit, më 22 nëntor./a.meta