Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, i dyshuar për korrupsion, Jacob Zuma, 76 vjeç, hapi sot një llogari në Twitter duke thënë se kishte dëgjuar “se shumë njerëz po flasin për mua”.
Ndërsa shumica e politikanëve më të rinj të Afrikës së Jugut kanë jashtëzakonisht përvojë në Twitter, Zuma është i ri në mediet sociale.
“Kam vendosur të lëviz me kohën, të bashkohem me këtë bisedë ndërsa dëgjoj shumë njerëz që po flasin për mua”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij.
Zuma është aktualisht në një proces gjyqësor për korrupsion.
Përdoruesit e Twitter reaguan me gëzim ndaj vendimit të tij për t’u bashkuar me platformën e medieve sociale.
“Jacob Zuma dhe Donald Trump janë në Twitter. Le të fillojë loja”, shkruan një përdorues.
/ATSH/a.r