Pas letrës së rektorit Mynyr Koni, ku i përgjigjej akuzave të Ramës, ky i fundit ka reaguar përmes Twitter.
Kryeministri e cilëson si të pafytyrë reagimin e rektorit të Universitetit të Tiranës.
Ai i kërkon Konit që të gjejë guxim dhe t’ia thotë në sy “veshgjatësitë”.
Përgjigja e Edi Ramës për Prof.Dr. Mynyr Konin:
“Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju” – shkruan Kryeministri.
Më herët, Koni u shpreh se Rama është përpjekur ditën e djeshme që të gjejë fajtorë pa faj në radhët e rektorëve dhe dekanëve.
Sipas Konit, akuzat e shefit të qeverisë tregojnë se ai nuk e njeh Ligjin e Arsimit të Lartë.
Një ditë më parë Rama e akuzoi direkt rektorin e Universitetit të Tiranës duke theksuar se ka shmangur përgjegjësitë.
Ai tha se në këtë universitet harxhohen 6 milionë euro në vit për roje sigurie dhe zero për kërkim shkencor.
/a.rada