Miratimi i opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, për vetingun në politikë, ka futur sërish në sherr kryemiistrin Rama me kryedemokratin Basha.
Basha i është përgjigjur ashpër kreut të qeverisë, i cili pak më parë ironizon kryedemokratin , duke thënë se “u mbyt” në ujin e Venecias.
Për Lulzim Bashë, “Venecia” i hapi rrugë vettingut në politikë. Me një gjuhë të ashpër, Basha deklaroi se asgjë nuk e shpëton Ramën nga lidhjet me krimin.
“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, shkruan Basha
Javanews/a.çupaj