“Komisioni i Venecias bëri ndryshime në draft-opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.
Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.
Këto ndryshime, Komisionit i ishin kërkuar nga PD, ndërsa PS nuk ka paraqitur amendamente”.
Ky tekst u botua në shumë media dhe portale, si lajm i ditës.
Disa madje, e reklamuan dhe si lajm ekskluziv dhe iu referoheshin “burimeve”.
Por, siç duket edhe nga foto poshtë, bëhet fjalë për një mesazh të Gazmend Bardhit, dërguar mediave, të cilat as e kanë përpunuar fare, por e kanë botuar si lajm, ashtu siç ua ka nisur ai, se gjoja Komisioni i Venecias ka miratuar amendamentet e PD.
Sëe pari, as PD dhe PS s’kanë të drejtë të bëjnë amendamente.
Se dyti, relatori thjesht shtoi disa referenca në vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që përforcojnë kundërshtimin e draftit të propozuar nga PD, për vetingun e politikës, nga vetë politika.
Pra, nuk ka asnjë miratim, të amendamenteve të PD-së.
Kemi të bëjmë thjesht me një mesazh të Gazmend Bardhit, që sapo ka mbërritur nëpër redaksitë e mediave, është botuar si lajm, pa bërë asnjë verifikim, shkruan TemA.
/a.rada