Mediat në Serbi i kanë dhënë hapësirë lajmit se si “ballkonet e banesave dhe dyqanet përgjatë sheshit në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës janë zbukuruar me flamuj të Serbisë”.
Sipas “Nezavisne”, qytetarët i kanë vendosur flamujt trengjyrësh serb në përgjigje të miratimit të ligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila pritet të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.
“Flamujt e Serbisë u paraqitën gjithashtu në përgjigje të flamujve të SHBA-së në Prishtinë, Mitrovicën jugore dhe në të gjithë pjesën jugore të Kosovës dhe Metohisë”, thotë ky medium.
Mediumi citon edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tha se “qëllimi i Prishtinës për të formuar ushtrinë nuk është në përputhje me Rezolutën 1244”. (b.an)