Kryeministri Ramush Haradinaj është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje. Mirëpo vetëm pas përfundimit të procesit të dialogut me Serbinë.
Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së u ka bërë thirrje partive opozitare, me theks të veçantë LDK-së e VV-së që t’i bashkohet ekipit negociator për dialogun me Serbinë.Ai thotë që duhet të bashkohen e t’i japin fund procesit të bisedimeve dhe pastaj mund të shkojnë në zgjedhje.
“Kanë të drejtë që kërkojnë mocion por edhe nesër kur vijnë në pushtet ata përsëri duhet të merren me dialogun prapë edhe a po thonë që dialogu është temë nacionale atëherë hyni bre, nisjani tash”, ka thënë ai.
“Nëse ne biem dakord që të shkojmë në zgjedhje njëditë pasi të kryhet kjo temë, unë jam për”, sqaroi tutje Haradinaj. (b.an)